Ky ësht postimi i Neymarit në Instagram që nuk do t’i pëlqejë Mbappes

  • S.A /
  • 19 December 2022 - 09:20
Ky ësht postimi i Neymarit në Instagram  që nuk do t’i pëlqejë Mbappes

Braziliani e uroi “vëllain e tij” Messi

Lionel Messi me në fund e ka “fituar Kupën e Botës pasi që mposhti Francën në penallti”, në një ndeshje që mund të quhet më e mira në histori të Botërorit.

Ndeshja futi në fushë dy yjet më të mëdhenj të PSG-së, Kylian Mbappe dhe Messi por kundër njëri-tjetrit. Mungonte në këtë ndeshje vetëm pjesa e tretë e frikshme Neymar, i cili ndeshjen e shikoi nga shtëpia.

Pas përfundimit të ndeshjes, Neymar nuk hezitoi që ta uronte yllin argjentinas nëpërmes rrjeteve sociale.

“Urime vëlla!”, ka postuar ai një cicërimë në Twitter që sigurisht nuk do t’i pëlqejë Mbappes.

Rivaliteti Messi-Mbappe

Një ndër pyetjet më të mëdha që u bënë gjatë kësaj ndeshjes ishte nëse këta të dy do të kishin përplasje gjatë njëri-tjetrit në ndeshje, pasi që ata do të festonin golat në sy të njëri tjetrit.

I pari, Messi festoi para fytyrës së francezit pasi që ai shënoi golin e parë për Albiceleste, edhe pse Mbappe shpejt u “shkëput” dhe e ktheu në lojë skuadrën. Më vonë, Mbappe shihet duke festuar golin e tij me të njëjtat gjeste para Messi.

(Kosova Sot Online )