Pele reagon me mesazh emocional për Argjentinën dhe shokun e ngushtë Diego Maradona

  • S.A /
  • 19 December 2022 - 09:52
Pele reagon me mesazh emocional për Argjentinën dhe shokun e ngushtë Diego Maradona

Fituesi i  trefishtë i Botërorit  pele ende është në gjendje   jo të mirë  me shëndet dhe po lëngon nga një sëmundje serioze, por nuk i është larguar interesimit për soprtin e futbollit, shkruan "Kosova Sot Online"

Botërori, “Katari 2022” ka përfunduar dhe Lionel Messi me në fund është kampion botë, e cila gjë ka ndezur festime të çmendura në Argjentinë, por po ashtu atij i kanë ardhur urime të veçanta nga “O’Rei” (Mbreti), Pele, i cili kujtoi po ashtu edhe shokun e tij, Diego Maradona.

“Sot futbolli vazhdoi ta shkruaj tregimin e tij, si gjithmonë, në një mënyrë pasiononte. Fitorja e Botërorit të parë nga @leomessi, si e meritoi për trajektoren e tij”, shkroi Edson Arantes, (82),  në faqen e tij në Instagram nga spitali në Sao Paulo ku ai është hospitalizuar për tri javë, edhe pse shëndeti i tij është përmirësuar.

Ai është i vetmi person në tërë planetin që ka fituar tre Botëror ((1958, 1962 dhe 1970) që ka uruar Argjentinën për fitoren e Botërorit të tretë, pasi që këtë trofe e ngriti Mario Kempes më 1978 dhe Diego Armando Maradona, i cili vdiq dy vite më parë, më 1986.

Pele nuk e harron Maradonën

“Diego, sigurt po buzëqesh tani”, shtoi Pele, i cili është duke luftuar kancerin në zorrën e trashë, të cilin e zbuloi shtatorin e vitit të kaluar.

Pele nuk harroi pa e përmendur edhe “paraqitjen e jashtëzakonshme” të Marokut, e cila u bë skuadra e parë afrikane që arriti në gjysmëfinale, ku ishte eliminuar nga kampioni në fuqi, Franca.

https://www.instagram.com/pele/?utm_source=ig_embed&ig_rid=becffa4c-8ce1-4bb8-bb9f-5c9fa0a25b12

(Kosova Sot  Online )