
Lexoni edhe:
Edhe një tjetër media zvicerane shkruan për “bisedime sekrete mes Kosovës dhe Serbisë”
Argjentina e fitoi Botërorin për herë të parë që prej vitit 1986 dhe disa tifozë janë mbledhur para muralit të Diego Armando Maradona për të festuar në Napoli, transmeton "Kosova Sot Online".
Lionel Messi e ngriti trofeun e Katarit pas fitores me penallti pasi ndeshja pas 120 minutave lojë përfundoi e barabartë 3-3.
Edhe një tjetër media zvicerane shkruan për “bisedime sekrete mes Kosovës dhe Serbisë”Lexoni edhe:
Kjo përfundoi një cikël 36 vjeçar që ata ta fitojnë Botërorin, kështu që argjentinasit u bashkuan me tifozët e Napolit për të festuar nën këmbët e muralit të ikonës së tyre Maradona, që gjendet në lagjen “Quartieri Spagnoli”.
Ata kënduan këngë për Maradonën derisa ndezën fishekzjarrë dhe flakadan për ta nderuar legjendën e tyre e cila vdiq në nëntorin e vitit 2020.
Il calcio è un grande romanzo popolare che a #Napoli nel segno di #Maradona (immenso e irraggiungibile) trova la sua magica esaltazione ??? #QuartieriSpagnoli #Argentina #FIFAWorldCup #Mondiali #IlCircolodeiMondiali ? @TgrRai @TgrRaiCampania @RaiUno @RaiSport @RaiNews pic.twitter.com/Dh2chiENxA
— Antonello Perillo (@anperillo) December 18, 2022
(Kosova Sot ONline )