Sacchi: Kur Messi e ngriti Kupën e Botës në qiell, sytë e mijë ishin të lagur
Ish trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, ka thënë se në momentin kur Lionel Messi Messi ngriti Kupën e Botës në qiell, ai ka qarë, përcjell "Kosova Sot Online".
Po ashtu, ai tha se ky botëror është çmimi për tërë karrierën e tij.
“Pikë së pari, një rrëfim: kur Messi e ngriti Kupën e Botës në qiell, sytë e mijë ishin të lagur me lotë”, shkroi Sacchi në kolumnën e tij për Gazzetta.
“Dukej më të vërtetë si një mallkim dhe kjo është arsyeja pse isha emocional kur ai ngriti kupën. Jeta është gjeneroze ashtu si futbolli. Gjithmonë ta kthen kur ju punoni shumë. Messi i dha shpresë dhe emocion, ai e djersiti dhe punoi shumë. Ky Botëror është çmimi për tërë karrierën e tij”.
(Kosova Sot Online)
