Motra e Ronaldos: Ky ishte Botërori më i keq i mundshëm

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 14:55
Motra e Ronaldos: Ky ishte Botërori më i keq i mundshëm

Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, nuk e ndal kurrë gjuhën e saj kur është në pyetje komentimi i ndeshjeve të mëdha që përfshinë rivalët e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo.

Edhe pse shumica e tifozëve të numrit 7 nuk do të dëshironin ta shikonin Lionel Messin dhe Argjentinën duke fituar në finale kundër Francës të dielën, ajo e shikoi ndeshjen dhe i kishte pëlqyer barazimi 3-3, por që skuadra nga amerikano-jugore e fitoi atë në penallti 4-2.

“Ky ishte Botërori më i keq i mundshëm…por fatmirësisht ishte një finale e madhe”, ishte reagimi i saj në story të Instagamit pas ndeshjes.


(Kosova Sot Online)