Pasi Argjentina fitoi Botërorin, djali i Maradonës në lot

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 15:43
Pasi Argjentina fitoi Botërorin, djali i Maradonës në lot

Djali i Diego Armando Maradonas, ka shpërthyer në lot pasi që Argjentinë fitoi Botërorin derisa është shfaqur duke festuar në rrugët e Napolit. “Askush nuk e ka merituar këtë më shumë së ju”, ka thënë ai duke e lavdëruar kështu Lionel Messi

Debati për GOAT (më të mirin e të gjitha kohërave) duket se nuk e ka shqetësuar Diego Armando Maradona Jr, djalin e legjendës së Napolit, i cili vdiq në nëntorin e vitit 2020.

36 vjeçari e ka festuar fitoren e Argjentinës në Botëror dhe ka postuar disa story në Instagram, përfshirë edhe një ku ai shpërthen në lot pasi që Kombëtarja jug-amerikane fitoi me penallti dhe arriti ta marrë Kupën e tretë të Botës.

Ai po ashtu ka lavdëruar dy mbrojtësit e Argjentinës, Cristian Romero dhe Nicolas Otamendi si dhe portierin Emiliano Martinez dhe mesfushorin Leandro Paredes.

Maradon Jr, ishte njëri prej atyre personave që doli në rrugët e Napolit të dielën për të festuar. Ai kishte veshur një fanellë të Argjentinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, dhe një flamur që kishte imazhin e babait të tij.

“Argjentina janë kampion, shumë i lumtur për ty, Leo Messi, për shkak se askush nuk e ka merituar më shumë këtë kupë së tij”, shkroi ai në Instagram.

(Kosova Sot Online)