A do të pensionohet nga futbolli me Kombëtare Benzema!

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 16:12
A do të pensionohet nga futbolli me Kombëtare Benzema!

Karim Benzema më sa duket është pensionuar nga karriera ndërkombëtare, pasi që ai mungoi në Botërorin e vitit 2022 shkaku i një lëndimi dhe Franca humbi finalen në Katar.

Pasi që ishte ftuar nga Didier Deschamps në skuadrën e Botërorit për në Katar, fituesi i Topit të Artë për vitin 2022 ishte lënduar dy ditë para se Franca ta fillonte këtë garë. Benzema u largua nga Botërori para kohe dhe pau skuadrën e Les Blues të shkojë në finale kundër Argjentinës, por ata humbën në penallti. Ai ka zgjedhur rrjetet sociale që duket së ka konfirmuar pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtarë.

“Bëra përpjekje dhe gabimi me solli këtu ku jam sot dhe jam krenar me këtë! E kam shkruar tregimin tim dhe e jona po mbaron”, ka shkruar ai në këtë postim të çuditshëm.

Benzema ka pasur një marrëdhënie jo të mirë me Kombëtaren franceze sa atë e ka udhëhequr Deschamps.

Ai bëri debutimin në Kombëtare më 2007 dhe përfaqësoi rregullisht Francën në trunetë e mëdhenj, para se të mos ftohet në Euro 2016 dhe Botërorin e 2018. Por pas gjashtë viteve mungesë – për shkak se kishte shantazhuar shokun e tij të skuadrës Mathieu Valbuena – ai u kthye në Kombëtare më 2021.

(Kosova Sot Online)