FIFA parashikoi me saktësi fituesin në Kupën e Botës

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 22:20
FIFA parashikoi me saktësi fituesin në Kupën e Botës

Videoloja e famshme e futbollit, “FIFA”, e krijuar nga “EA Sports”, qëlloi përsëri në shenjë.

Për të katërten herën radhazi ka gjetur në mënyrë të saktë se kush do të jetë fitues i Kupës së Botë, duke simuluar ndeshje në versionin e saj më të fundit.

“FIFA” e kishte parashikuar Argjentinës si kampione të botës dhe ashtu doli. Kombëtarja argjentinase të dielën fitoi në finalen kundër Francës.

Sigurisht se simulimi i të gjitha ndeshjeve në versionin “FIFA 23” nuk doli i saktë.

Në finale ishte parashikuar që Argjentina të përballej me Brazilin.

Sidoqoftë, Kupa e Botës në Katar ishte turneu i katërt radhazi që kampioni parashikohet saktë nga videoloja në fjalë.

(Kosova Sot Online)