“Hot” tifozja e Botërorit të Katarit zgjohet nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”!

  • S.A /
  • 20 December 2022 - 13:48
 “Hot” tifozja  e Botërorit  të Katarit zgjohet nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”!

Nëse Lionel Messi ishte protagonisti më i madh i Botërorit në fushën e blertë, pa dyshim që medalja e artë për tribuna i takon kroates Ivana Knoll, transmeton "Kosova Sot Online".

Tifozja më “hot” e Botërorit e mbështeti Kombëtaren kroate deri në marrjen e medaljes së bronztë, ndërsa ishte prezente edhe në finale të Kupës së Botës, shkruan Kosova Sot Online"..

E në njërën prej ditëve të qëndrimit të saj njëmujor në Doha të Katarit, ish-miss Kroacia u zgjua nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”.

Më saktësisht, bukuroshja kroate e publikoi një video në Instastory ku shihet në dhomën e hotelit teksa thotë “Mirëmëngjesi” në gjuhën angleze dhe e publikon pamjen me ndërtesat e larta përballë.

E në njërën prej tyre shihet një fotografi gjigante e Granit Xhakës, i cili ishte protagonist i Zvicrës në “Katar 2022”.

Ivana Knoll u bë e famshme në krejt botën falë fizikut të saj të përkryer.

(Kosova Sot Online )