A do të kthehet Zidane si trajner skuadre

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 17:33
A do të kthehet Zidane si trajner skuadre

Zinedine Zidane mund të rikthehet sërish si trajner i ndonjë skuadre, pasi Didier Deschamps pritet të vazhdojë si trajner i Kombëtares së Francës.

Kontrata e Deschamps skadon në fund të këtij viti, por sipas raportimeve të ditëve të fundit, ai pritet të rinovojë kontratën dhe të jetë trajner i “Gjelave” edhe për Kampionatin Evropian 2024

Sipas “L’Equipe”, kjo situatë mund të “detyrojë” Zidanen të marrë drejtimin e ndonjë skuadre dhe të heqë dorë nga Kombëtarja e Francës.

Legjenda e Francës dhe ish-trajneri i Real Madridit ishte konsideruar si favoriti kryesor për të zëvendësuar Deschampsin.

Paris Saint-Germain kishte bërë përpjekje për të arritur marrëveshje me 50-vjeçarin, por nuk ia doli.

Zidane thuhet se nuk dëshiron të nxitojë, por dëshiron të shkojë në një klub të organizuar mirë, ku do të kishte edhe kontrollin e plotë.

Zinedine Zidane është pa skuadër që nga viti i kaluar. 


(Kosova Sot Online)