Ja cili klubi synon ta zyrtarizojë Ronaldon portugezin këtë vit

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 21:20
Ja cili klubi synon ta zyrtarizojë Ronaldon portugezin këtë vit

Al-Nassr po shpreson të përfundojë transferimin e Cristiano Ronaldos brenda këtij viti.

“FootMercato” ka raportuar se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u zgjidhur para se të kompletohet lëvizja

Te klubi nga Arabia Saudite thuhet se janë gjithnjë e më të sigurt për nënshkrimin me Ronaldon, i cili ka mbetur lojtar i lirë pas shkëputjes së kontratës me Manchester Unitedin.

Portugezi kishte shpresuar të qëndronte në Evropë, por duket se ajo mundësia nuk i është krijuar.

Prandaj, një lëvizje në Arabinë Saudite nuk ka qenë kurrë më afër, dhe nëse 37-vjeçarin pranon ofertën, ai do të merrte një kontratë rekord prej 200 milionë eurove në sezon.

Kontrata besohet se i është ofruar për deri në vitin 2025. 

(Kosova Sot Online)