Peja vazhdon si e pamposhtur në Ligën Ballkanike

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 22:56
Peja vazhdon si e pamposhtur në Ligën Ballkanike

KB Peja ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në Ligën Ballkanike, nga po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Skuadra e drejtuar nga Can Sevim mposhti sonte skuadrën nga Podgorica, Milenijum Kodi.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” përfundoi me rezultatin 96:82.

Peja ndeshjen e radhës do ta luajë kundër skuadrës që gjithashtu nuk ka humbje ende, Hapoel Altshuler Shaham Beer Sheva/Dimona.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 dhjetor, në Pejë. 

(Kosova Sot Online)