Katër oferta serioze për yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo këto ditë do të bëhet me klub të ri

  • S.A /
  • 22 December 2022 - 08:48
Katër oferta serioze për yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo  këto ditë do të bëhet  me klub të ri

Ylli  portugez i futbollitCristiano Ronaldo do të bëhet shumë shpejt me klub të ri, transmeton "Kosova Sot Online", sipas lajmeve të plasuara në mediat ndërkombëtare pas Katarit 2022.

Ronaldo  është duke ushtruar i vetëm në Dubai për ta ruajtur formën, ndërsa është në pritje të lajmeve të reja nga menaxheri i tij, Jorge Mendes.

Me gjasë, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të transferohet në klubin arab, Al Nassr.

Atje do t’i bashkohej trajnerit Rudi Garcia, ndërsa klubi arab mund ta sakrifikojë lojtarin Aboubakar për t’i bërë hapësirë portugezit, shkruan  "Kosova Sot Online "

Flitet se deri para pak ditësh 37 vjeçari u ishte ofruar klubeve evropiane pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, por nuk ka marrë përgjigje pozitive pasi ka munguar interesimi për të.

Njëri prej klubeve që thuhet se iu ofrua ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit duket se është Eintracht Frankfurti, ndërsa ambasadori i Olympique Marseilles ka zbuluar se edhe ky klub ishte në bisedime me lojtarin.

Ronaldo u nda muajin e kaluar me Manchester Unitedin pas intervistës që e dha, ku e goditi fort klubin e tij.

(Kosova Sot Online )