Fansat argjentinas të çmendur pas Messit, e emërtojnë një rruge me emrin dhe mbiemrin e fituesit të Botërorit 2022

  • S.A /
  • 22 December 2022 - 08:55
Fansat  argjentinas të çmendur pas Messit, e emërtojnë një rruge me emrin dhe mbiemrin e fituesit të Botërorit 2022

Lionel Messi ka qenë gjithmonë i dashur për popullin argjentinas, por, triumfi në Kupën e Botës e ka rritur shumëfish pëlqimin e popullit për të. Një rrugë në këtë shtet tash e tutje  to të mbaj emërin e fituesit të Katarit 2022, shkruan "Kosova Sot Online".

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e udhëhoqi Kombëtaren jug-amerikane drejt suksesit në “Katar 2022” duke i dhënë fund pritjes prej 36 vjetësh për ta fituar Botërorin.

E kjo ka bërë që njerëzit në Argjentinë të çmenden pas futbollistit të Paris Saint-Germainit, siç u pa edhe në paradën e parakalimit të ekipit në qytetin e Buenos Aires.

E disa tifozë kanë shkuar edhe më larg duke e emërtuar një rrugë me emrin dhe mbiemrin e legjendës argjentinase. 

(Kosova Sot Online )