Ronaldo i gatshëm të nënshkruajë kontratë me Arabinë Saudite deri në vitin 2030!

  • S.A /
  • 22 December 2022 - 09:27
Ronaldo i gatshëm të nënshkruajë kontratë  me  Arabinë Saudite deri në vitin 2030!

Cristiano Ronaldo mund të bëhet me klub të ri qysh në orët në vazhdim, pasi një kontratë  me  Arabinë Saudite deri në vitin 2030 ësht oferta më serioze në pritje, shkruan "Kosova Sot Online".

Ylli portugez duket se ka arritur marrëveshje me klubin arab, Al Nassr.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë aktualisht gjendet në Dubai dhe shpejt mund ta marrë rrugën drejt Riyadit për ta bërë realitet ëndrrën e klubit arab.

Sipas mediumit spanjoll “Marca”, “CR7” do të nënshkruajë me Al Nassr dhe me Arabinë Saudite deri në vitin 2030, transmeton "Kosova Sot Online".

Prej tyre, dy vjet e gjysmë si lojtar, ku do të paguhet 200 milionë dollarë në vit, dhe pjesën tjetër të kontratës do ta ketë si ambasador për kandidaturën e vendit arab, së bashku me Egjiptin dhe Greqinë për organizimin e Botërorit 2030.

Pasi u nda me Manchester Unitedin, të cilin e sulmoi ashpër në intervistën e muajit të kaluar, 37 vjeçari ishe në kërkim të një klubi evropian i cili luan në Ligën e Kampionëve, por nuk kishte interesim nga ana e klubeve të tilla.

Prandaj, ai është dorëzuar dhe ka vendosur të shkojë aty ku e duan më së shumti, edhe pse ka ofertë edhe nga liga MLS në SHBA, respektivisht nga klubi Inter Miami.

Për t’i bërë vend Ronaldos, Al Nassr duhet t’i largojë tre lojtarë, për ta nivelizuar kontrollin financiar.

Masharipov dhe Pitty Martínez janë dy kandidatë për t’u larguar nga klubi, por edhe Aboubakar

Nënshkrimi me Al Nassr do të thoshte lamtumirë me futbollin elitar për Cristiano Ronaldon.

Ai konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit. 

(Kosova Sot Online )