FIFA e publikon renditjen e Kombëtareve, befason pozita e Kosovës

  • S.A /
  • 22 December 2022 - 11:32
FIFA e publikon renditjen e Kombëtareve, befason pozita e  Kosovës

FIFA e ka publikuar sot renditjen e Kombëtareve, pak ditë pas përfundimit të Kampionatit Botëror, dhe në këtë renditje Kosova e sheh veten në pozitën e 107-të të ranglistës, kurse Shqipëria në atë të 66-të, transmeton "Kosova Sot Online".

Sa i përket renditjes së përgjithshme, prin Brazili, ndërsa kampionia e freskët e botës, Argjentina, e sheh veten në vendin e dytë, kurse finalistja Franca është e treta.

Në Top 10 gjenden edhe Kombëtaret si Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Image

 

Image

 

 

(Kosova Sot Online )