Pep Guardiola: Pa Ligën e Kampionëve nuk do të jetë gjithçka e kompletuar te City

  • S.A /
  • 22 December 2022 - 16:02
Pep Guardiola: Pa Ligën e Kampionëve nuk do të jetë gjithçka e kompletuar te City

Pep Guardiola ka gjashtë vite e gjysmë si trajner në Angli te skuadra e Manchester Cityt. Trajneri spanjoll ka fituar 11 trofe deri më tani, por ende nuk e quan si të kompletuar periudhën e tij në Etihad Stadium, shkruan "Kosova Sot Online". Si trajner i Cityt, Pep ka fituar katër herë titullin e kampionit, një herë Kupën FA, katër herë të tjera Kupëne Ligës dhe dy herë Superkupën. 51-vjeçari e pranon se nuk do të jetë një periudhë e kompletuar te City nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve, trofe që i mungon klubit anglez pasi nuk e kanë fituar kurrë më parë.

“Nuk është i vetmi trofe, por unë e pranoj që është trofeu që ne duam dhe periudha ime këtu nuk do të jetë e kompletuar nëse ne nuk e fitojmë atë”. 

657420

“Unë do të bëj gjithçka në kohën që do të jemi bashkë, por do të thosha të njëjtën gjë edhe më përpara. Është trofeu që nuk e kemi dhe do të përpiqemi ta fitojmë. Unë kam ndjesinë se do ta fitojmë herët a vonë”, deklaroi Pep. City më së largu në Ligën e Kampionëve ka arritur deri në finale, por që ishte mposhtur nga Chelsea dy vite më parë. Ndërkohë këtë edicion në 1/8 e finales, kampioni në fuqi i Anglisë do të përballet me skuadrën gjermane RB Leipzig. 

(Kosova Sot Online )