Arteta: Duhet të përforcohemi me lojtarë të duhur

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 18:43
Arteta: Duhet të përforcohemi me lojtarë të duhur

Premierliga rifillon javën e ardhshme, me Arsenalin që prin në tabelë me pesë pikë përpara Manchester Cityt.

“Topçinjtë” dihet si pret një betejë e madhe në gjysmën e dytë të sezonit dhe është e qartë se ata duhet të shpenzojnë në afatin e janarit.

Lëndimi i Gabriel Jesusit i ka lënë londinezët me Eddie Nketiah si opsionin e vetëm në qendër të sulmit.

Ka pak mbulim edhe për pozitat tjera, në të cilat vlerësohet se Arsenali duhet përforcuar.

Pra, tifozët e Arsenalit duhet të jenë të lumtur të dëgjojnë Mikel Artetan duke deklaruar se klubi do të jetë aktiv në afatin kalimtar dimëror.

“Ne do të jemi aktivë dhe aktivë do të thotë që po kërkojmë të forcojmë ekipin. Duhet ta bëjmë këtë sepse është vërtet e rëndësishme”, tha trajneri i Arsenalit.

“Por, ne të marrim profilin e duhur, duhet të jetë lojtari i duhur për të na çuar në nivelin tjetër. Ne do të jemi gjithmonë aktivë në treg dhe do të vlerësojmë mundësitë më të mëdha që kemi”, shtoi spanjolli.

“Ju e dini se ka shumë ekipe me trajnerë të rinj dhe pronarë të rinj që ndoshta do ta kthejnë këtë dritare në një pozicion që nuk është parë apo përjetuar kurrë më parë, por ne e dimë këtë dhe duhet të jemi aktivë në të”, deklaroi Arteta.

Mykhailo Mudryk, Joao Felix e Youri Tielemans janë disa prej futbollistëve më të lidhur me Arsenalin. 

(Kosova Sot Online)