Ja kush e cilëson Messin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 21:02
Ja kush e cilëson Messin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

Vicente Del Bosque e ka cilësuar Lionel Messin si futbollistin më të madh të të gjitha kohërave.

Debati për “GOAT” u ringjall javët e fundit, pasi Messi i dha fund pritjes së tij të gjatë për titullin e parë të Kupës së Botës, pasi triumfoi me Argjentinën në Katar,

Vendi i Messit në mesin e më të mirëve veçse ishte i siguruar, por tashmë nga shumëkush ai po vlerësohet edhe si më i miri i historisë së futbollit.

Del Bosque, që udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 2010 dhe në Kampionatin Evropian të vitit 2012, nuk ka dyshim se 35-vjeçari argjentinas është më i miri që ka parë ndonjëherë në karrierën e tij të gjatë.

“Lojtari më i mirë që kam parë është Messi”, tha ai për “Radio Marca”.

“Ndër ata që kam parë, në kaq shumë vite në futboll, rregullsia e Messit dhe cilësia e tij si lojtar kanë qenë mbresëlënëse. Ai ka pasur disa sezone fantastike dhe gjithmonë i ka udhëhequr skuadrat e tij përpara”, ka deklaruar spanjolli. 

(Kosova Sot Online)