Dy gjigantët anglezë kryesojnë garën për transferimin e Joao Felixit

  • S.A /
  • 24 December 2022 - 09:19
Dy gjigantët anglezë kryesojnë garën për transferimin e Joao Felixit

Raportohet se Arsenali dhe Manchester Unitedi  janë klubet favorite për të nënshkruar me Joao Felixin, i cili pritet të largohet në janar nga Atletico Madridi, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi portugez besohet se po e kërkon largimin pas prishjes së raporteve me trajnerin, Diego Simeone.

Dhe, sipas “Mirror”, dy klubet nga Premierliga po udhëheqin garën për të nënshkruar me të. Ndërkohë, Atletico Madridi thuhet se është i interesuar vetëm për ta huazuar Felixin te një klub për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi spanjoll kërkon që të përfitojë 8 milionë euro nga një marrëveshje eventuale.

Ish-sulmuesi i Benficas ka kontratë të vlefshme me klubin nga Madridi deri më 30 qershor 2026.

Më herët është raportuar se Atletico Madridi kërkon 100 milionë euro për shitjen e plotë të Joao Felixit. 

(Kosova Sot Online )