Kroos po e pret muajin shkurt për ofertën e Real Madridit

  • S.A /
  • 24 December 2022 - 09:55
Kroos po e pret muajin shkurt  për ofertën e Real Madridit

Toni Kroos do të marrë një vendim përfundimtar për rinovimin, apo refuzimin e  e kontratës me Real Madridin në muajin shkurt, transmeton "Kosova Sot Online".

Ish-reprezentuesi gjerman vendosi të tërhiqet nga kombëtarja për të zgjatur karrierën e tij në klub në vitin 2021, teksa vazhdon të jetë një prej futbollistëve kyç te “Los Blancos”, shkruan "Kosova Sot Online ".

Real Madridi ka zgjedhur më parë një qasje të pandryshuar për anëtarët e skuadrës mbi 30-vjeç. Partneri i Kroosit në mesfushë, Luka Modric, nënshkroi kontrata të njëpasnjëshme të vlefshme për 12 muaj.

Transferimi i Casemiros te Manchester Unitedit “shkatërroi” treshen ikonë të mesfushës, por Kroos është ende jetik për planet e Carlo Ancelottit .

32-vjeçari ka deklaruar vazhdimisht preferencën e tij për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” dhe klubi është i gatshëm t’i ofrojë atij kontratë të re. Kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2023.

Sipas raportimeve nga “Marca”, Toni Kroos është ende duke shqyrtuar propozimin, por Ancelotti është i bindur se do ta bindë atë që të qëndrojë, me detajet tjera që duhet ende për t’u konfirmuar.

(Kosova Sot Online )