Ja cilët janë gjashtë futbollistë “të paprekshëm”, tw Barcelonës, për largimin e tyre nuk do të diskutohet në asnjë rrethanë

  • S.A /
  • 24 December 2022 - 10:32
Ja cilët janë gjashtë futbollistë “të paprekshëm”, tw Barcelonës, për largimin e tyre nuk do të diskutohet në asnjë rrethanë

Barcelona raportohet se i vlerëson gjashtë lojtarë në skuadër si “të paprekshëm”, që do të thotë se klubi nuk është i gatshëm për të diskutuar largimet e tyre në asnjë rrethanë.

Katalunasit kanë ende probleme financiare, gjë që mund t’i detyrojë ata të mos jenë aktivë gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton "Kosova Sot Online".

Presidenti Joan Laporta tha së fundmi se klubi i tij nuk pret të shtojë më shumë lojtarë në skuadër në mes të sezonit 2022/23.

Klubi pritet të jetë aktiv verën e ardhshme, por me shumë gjasa do të duhet të bëjnë të paktën një shitje të madhe në mënyrë që të mbledhin fondet e nevojshme për t’u përforcuar.

Sipas “Sport”, ka gjashtë lojtarë në Barcelonë që shihen si “të paprekshëm”, me klubin që nuk do të dëgjojë oferta për asnjërin prej tyre.

Robert Lewandowski, Pedri, Gavi, Jules Kounde, Ansu Fati dhe Ronald Araujo thuhet se janë pjesë e kësaj liste. 

(Kosova Sot Online )