Zbulohen pamje të rralla që bëhen virale, Maradona dhe Pele duke luajtur së bashku

  • S.A /
  • 24 December 2022 - 14:34
Zbulohen pamje të rralla që bëhen virale, Maradona dhe Pele duke luajtur së bashku

Në mediet e sportit ndërkombëtar,  janë publikur pamje të rralla dhe virale, ku shihet  Maradona dhe Pele duke luajtur së bashku, transmeton "Kosova Sot Online" . Pamjet janë bërë virale ngase kur bëhet fjalë për lojtarët më të mirë në histori të futbollit, padyshim që përmenden Diego Maradona dhe Pele.

Përgjatë karrierave të tyre, Maradona ka 356 gola në 679 ndeshje, kurse Pele ka 1,281 gola në 1,363 ndeshje, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet miqësore dhe ato jo zyrtare.

Po ashtu, të dy kanë arritur ta fitojnë Kupën e Botës me kombëtaret e tyre, Maradona fitoi Botërorin e vitit 1986, kurse Pele e ka fituar Kupën e Botës tri herë (viti 1958, 1962 dhe 1970).

Por, dyshja nuk kanë luajtur asnjë ndeshje kundër njëri-tjetrit. Sidoqoftë, Maradona dhe Pele u takuan për herë të parë kur argjentinasi udhëtoi drejt Rio de Janieros për ta takuar brazilianin.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur Maradona dhe Pele gjenden së bashku në një emision. Maradona i thotë: “Është një ëndërr e imja që të luaj një lojë me kokë me ty”, dhe Pele pranon menjëherë.

(Kosova Sot Online )