Fabio Capello: Lionel Messi në të njëjtin nivel me dy legjendat e futbollit, Pele dhe Armando Maradona

  • S.A /
  • 24 December 2022 - 15:52
Fabio Capello:  Lionel Messi në të njëjtin nivel me dy legjendat e futbollit, Pele dhe  Armando Maradona

Trajneri italian së fundmi dha një intervistë për “Il Corriere della Sera”, ku mes tjerash foli edhe për sulmuesin e Paris Saint-Germainit.  Capello u pyet se “a është Messi në të njëjtin nivel me Maradonan pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës?”.

Kurse, përgjigja e 76-vjeçarit ishte: “Për mua, ai ishte në të njëjtin nivel edhe para Kupës së Botës. Pele, Messi dhe Maradona bënë gjëra që të tjerët as nuk mund t’i imagjinonin”.

Ish-trajneri i shumë skuadrave të mëdha evropiane gjithashtu u pyet edhe nëse “Deschamps gaboi që nuk e përfshiu Karim Benzeman në ndeshjen finale”.

“Jo, unë bëra të njëjtën gjë me Savicevic përpara finales së Kupës Ndërkontinentale në vitit 1993,” tha Capello.

“Në mëngjesin e ditës së lojës, ai më tha se ishte gati të luante pasi kisha përgatitur gjithçka me Raducioiu. Për respekt, nuk e lashë të luante. Mendova se ishte një vendim i drejtë për ekipin. Pyetja e paqartë mbetet se ‘a do të kishin fituar Milani dhe Franca një trofe më shumë me Savicevic dhe Benzema?’ Ndoshta, po”, deklaroi Fabio Capello. 

(Kosova Sot Online )