Vedat Muriqi emër që defilon për lakmi në të gjitha ekipet spanjolle

  • S.A /
  • 26 December 2022 - 09:15
Vedat  Muriqi emër që defilon për lakmi në të gjitha ekipet spanjolle

Futbollisti kosovar Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha spanjolle falë paraqitjeve mbresëlënëse të tij në vitin 2022.

Sulmuesi kosovar është njëri prej më të mirëve në repartin e tij në pjesën e parë të sezonit 2022/23 duke e udhëhequr me sukses Mallorcan, shkruan “transmeton "Kosova Sot Online ".

E tash, mediat spanjolle raportojnë se interesimi nga klubet e mëdha për përfaqësuesin kosovar nuk mungon.

Ditë më parë u tha se “Piratin” e do Real Madridi, i cili e sheh si zëvendësues të Karim Benzemas, kur francezi do të pushojë shkaku i angazhimeve të shumta të “Los Blancos”.

E tash, mediumi “El Gol Digital”, raporton se në garë për prizrenasin është futur edhe rivali i Realit, Atletico Madridi.

“Los Colchoneros” e shohin ish-futbollistin e Rizesportit, Fenerbahçes dhe Lazios si zëvendësues ideal të Joao Felixit, ndërsa në listën e ngushtë të Diego Simeones janë edhe Marcus Thuram dhe Enes Unal.

Shitjes eventuale të 28 vjeçarit do t’i gëzohej tej mase Lazio, e cila do t’i merrte 45% nga shitja e sulmuesit kosovar, në bazë të marrëveshjes që e ka me Mallorcan, shkruan “Kosova Sot Online".

Muriqi ka thënë se ndihet i lumtur në klubin ishullor, me të cilin ka nënshkruar kontratë afatgjate.

Por, interesimi nga klubet e mëdha mund të ndryshojë gjithçka.

(Kosova Sot Online )