Arsenali ka arritur marrëveshje me Mudryk

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 17:22
Arsenali ka arritur marrëveshje me Mudryk

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me Mykhaylo Mudryk.

Klubi londinez e dëshiron transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit, teksa tani duhet që të arrijë marrëveshje edhe me Shakhtar Donetskun rreth çmimit

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, raportoi se Mudryk dhe “Topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje në parim.

Arsenali është ende në bisedime me Shakhtarin për një marrëveshje të mundshme për ukrainasin, të cilit i kanë mbetur edhe katër vite në kontratën e tij.

Mikel Arteta konfirmoi ditë më parë se klubi do të jetë aktiv në janar. Spanjolli synon të përforcojë skuadrën për të garuar deri në fund për titullin e kampionit.

Dhe, faza e sulmit është aty ku ka nevojë në veçanti Arsenali të përforcohet, sidomos pas lëndimit të Gabriel Jesusit.

Përveç klubit nga “Emirates”, edhe edhe Newcastle United është i interesuar për 21-vjeçarin.

(Kosova Sot Online)