A do fitojë Barcelona tituj me Xavin!

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 18:29
A do fitojë Barcelona tituj me Xavin!

Andres Iniesta ka besim në trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez.

Në një intervistë për ‘Marca’, magjiku Iniesta tha që beson që trofetë nuk do i mungojnë ‘Blaugrana’ nën drejtimin e trajnerit Xavi.

“Besoj që Barcelona do fitojë tituj me Xavin”, tha ai.

Kujtojmë që ai mori drejtimin e katalanasve më gjashtë dhjetor të vitit 2021.

Ata janë në rrugë të mirë në La Liga për sezonin aktual, teksa janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)