Georgina e befason Ronaldon për Krishtlindje, ja cila ështe dhurata e shtrenjtë e pa pritur

  • S.A /
  • 27 December 2022 - 11:29
Georgina e befason Ronaldon për Krishtlindje, ja cila ështe dhurata e shtrenjtë e pa pritur

Festa e Krishtlindjeve këtë radhë për Cristiano Ronaldon ishte më ndryshe, sepse  ylli portugez e mori një dhuratë speciale nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një video që është bërë tashmë virale, të cilën e ka postuar bukuroshja latine në Instagram, 37 vjeçari shihet i befasuar derisa Georgina ia prezanton dhuratën që ia bëri, një veturë luksoze të tipit Rolls Royce.

Ronaldo tashmë e ka një koleksion impresionuese të veturave, përfshirë këtu edhe Bentley e Ferrari, ndërsa e ka edhe edicionin e tij të limituar Bugatti Centodieci. Derisa koleksioni i veturave iu pasurua, Ronaldo po pret të bëhet edhe me klub të ri. Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet t’i bashkohet klubit nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Ronaldo e kishte një vit të vështirë në fushën e blertë, ndërsa u nda me Manchester Unitedin në muajin e kaluar pasi i prishi punët me klubin anglez.

(Kosova Sot Online )