Tre gjigantë anglezë i vërsulen Joao Felixit

  • S.A /
  • 27 December 2022 - 11:59
Tre gjigantë anglezë i vërsulen Joao Felixit

 raportohet se Joao Felix po planifikon të largohet nga Atletico Madridi në afatin kalimtar të janarit. Futbollisti portugez nuk ka arritur të ambientohet asnjëherë në ambientin e “Los Colchoneros” dhe shpeshherë ka përfunduar në bankinë në ekipin e Diego Simeones, transmeton "Kosova Sot Online".

E ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se interesim për përfaqësuesin portugez kanë shfaqur klubet angleze. Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se futbollistin ofanziv e duan Manchester United dhe Arsenal.

Sipas tij, bisedimet e zyrtarëve të këtij klubi me menaxherin e futbollistit tashmë kanë nisur. Ndërkohë, mediumi britanik “Daily Telegraph” raporton se në garë për 23 vjeçarin është futur edhe Chelsea, e cila synon ta sjell lojtarin në “Stamford Bridge” gjatë janarit në formë huazimi, me obligim blerjeje në verën e vitit 2023. Felix e ka ndërmend të bisedojë me drejtuesit e Atleticos, nga të cilët po e pret “aminin” për të negociuar më detajisht me klubet e interesuara.

(Kosova Sot Online )