Futbollisti kosovar Amir Rrahmani i bashkohet ekipit në stërvitje, një hap më afër rikthimit në fushën e lojës

  • S.A /
  • 27 December 2022 - 14:14
Futbollisti kosovar Amir Rrahmani  i bashkohet ekipit në stërvitje, një hap  më afër rikthimit në fushën e lojës

Napoli e ka marrë një lajm të mirë sot, transmeton "Kosova Sot Online".

Amir Rrahmani më në fund i është bashkuar ekipit në stërvitje, njoftojnë mediat italiane, përcjell “Kosova Sot Online ”.

Qendërmbrojtësi kosovar ka munguar qe një kohë të gjatë, ndërsa ishte lënduar në ndeshje me Cremonesen.

Sidoqoftë, Rrahmani e ka lënë prapa krahëve tërheqjen muskulore dhe tash është gati për sfidat e reja.

Trajneri Luciano Spalletti pret që ta ketë në dispozicion njërin prej liderëve të tij për ndeshjen e 4 janarit ndaj Interit në kampionat.

Rrahmani është pjesë e rëndësishme e napolitanëve këtë sezon, të cilët prijnë në Serie A dhe po iu ecin punët mjaft mirë edhe në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )