Djaloshi i vogël kërkon të dalë në foto me Muriqin

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 15:49
Djaloshi i vogël kërkon të dalë në foto me Muriqin

Në Mallorca të gjitha janë të “çmendur” pas Vedat Muriqit.

Sulmuesi kosovar është lojtari kryesor i klubit ishullor spanjoll dhe atë e duan të gjithë, prej fëmijëve e deri tek pleqtë.

Kjo shihet edhe në videon që e ka publikuar Mallorca në Instagram, ku një fëmijë shihet duke e thirr emrin e përfaqësuesit kosovar dhe thotë se dëshiron ta bëjë një foto me “Piratin”.

E natyrisht, 28 vjeçari e pranon me kënaqësi këtë kërkesë të tifozit të vogël të tij dhe të Mallorcas

Muriqi, i cili së fundmi u zgjodh lojtari i vitit 2022 në Kosovë, i është bashkuar ekipit në përgatitjet për vazhdimin e sezonit, i cili u ndal për një kohë për shkak të Kupës së Botës.

Prizrenasi e pati një vit fantastik me Mallorcan, ndërsa synon që ta vazhdojë këtë ritëm edhe më 2023.

Ai ka thënë se do të donte të qëndrojë në Mallorca për një kohë të gjatë, por se ofertat eventuale nga ndonjë klub i madh evropian mund ta ndryshojnë skenarin.

(Kosova Sot Online)