Pioli: Nuk prisnim që ta fitonim titullin në Serie A

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 17:55
Pioli: Nuk prisnim që ta fitonim titullin në Serie A

Stefano Pioli ka pranuar se nuk priste të fitonte titullin e Serie A “kaq herët”.

Trajneri italian dha një intervistë të gjatë për “Sport Mediaset”, e cila e plotë do të transmetohet më 29 dhjetor.

Disa pjesë nga intervista tashmë janë publikuar. Pioli mes tjerash foli për titullin e fituar sezonin e kaluar me Milanin në Serie A.

“Natyrisht, ne e arritëm këtë objektiv prestigjioz përpara se të mendonim sepse klubi dëshironte të investonte në lojtarë të rinj, kështu që ne prisnim të fitonim pak më vonë”, tha ai.

“Nga ana tjetër, ne ia dolëm ta bëjmë këtë menjëherë dhe qartë, 2022 ishte një vit plot kënaqësi për të gjithë ne”, shtoi Pioli.

“Kuqezinjtë” e fituan titullin e tyre të parë pas 11 sezoneve, duke përfunduar dy pikë mbi rivalët e qytetit, Interin.

Tani ata janë tetë pikë prapa liderit Napoli, skuadra e vetme e pamposhtur deri më tani në kampionatin italian.

“Ne duhet të mendojmë se mund ta fitojmë titullin, absolutisht. Nëse Napoli vazhdon kështu, do të fitojë më shumë se 100 pikë, ndaj duhet t’i përgëzojmë”, tha Pioli.

“Tani për tani, ne duhet të mendojmë vetëm për të fituar shumë pikë. Vitin e kaluar na duheshin 86, këtë sezon mund të jenë më shumë. Ka ende 69 pikë në dispozicion, janë shumë dhe ne duhet të besojmë se mund t’ia dalim”, deklaroi trajneri i “Rossonerëve”.

Milani e rifillon sezonin më 4 janar, me ndeshjens kundër Salernitanas. 

(Kosova Sot Online)