Klubet e mëdha spanjolle në garë për transferimin e futbollistit të njohur

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 19:00
Klubet e mëdha spanjolle në garë për transferimin e futbollistit të njohur

Sevilla dhe Atletico Madridi janë duke kërkuar të përforcohen në mbrojtje për gjysmën e dytë të sezonit.

Sipas “Todofichajes”, të dy klubet spanjolle kanë shprehur interesim për Nicolas Otamendin, i cili së fundmi e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Qendërmbrojtësi ka kontratë të vlefshme me Benfican deri në fund të këtij sezoni.

Otamendi ka refuzuar disa oferta për rinovim të kontratës dhe tani thuhet se klubi portugez do ta lejojë të largohet në janar për një çmim të ulët, për të mos e humbur falas në verë.

Jorge Sampaoli, trajneri i Sevillas, e njeh argjentinasin që nga koha e tij si trajner i Argjentinës dhe e vlerëson atë si përforcim ideal në fazën e mbrojtjes

Megjithatë, një tjetër trajner argjentinas po kërkon gjithashtu të punojë me Otamendin. Ai nuk është i vetmi mbrojtës që po ndjek Diego Simeone, por Otamendi duket si opsioni shumë më i mundshëm.

Atletico Madridi është në gjendje t’i ofrojë 34-vjeçarit një nivel më të lartë konkurrence dhe më shumë para, por Sampaoli mund ta bindë atë me idenë se ai do të një titullar dhe udhëheqës i garantuar i mbrojtjes së tij. 

(Kosova Sot Online)