Ja kush ia cakton çmimin përfundimtar objektivit të Chelseat

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 22:52
Ja kush ia cakton çmimin përfundimtar objektivit të Chelseat

Chelsea është duke kërkuar me ngulm që të transferojë Benoit Badiashile nga Monaco.

Bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar, teksa “Blutë” besohet se kanë arritur marrëveshje në parim me lojtarin.

Chelsea thuhet se është duke ofruar deri në 40 milionë euro për Badiashilen.

Por, “Get French Football News” duke u bazuar në burime, ka raportuar se Monaco po kërkon 60 milionë euro, përfshirë edhe bonuset, për shitjen e qendërmbrojtësit, që është produkt i klubit.

Klubi nga Ligue 1 më herët kishte kërkuar 50 milionë euro për 21-vjeçarin, por pas shitjes së Aurelien Tchouaméni për 100 milionë euro te Real Madridi, Monaco tani nuk ka “presion” për të mbledhur fonde tjera.

Ndryshe, Benoit Badiashile ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

(Kosova Sot Online)