Galatasaray ofron 5 milionë e 750 për Milot Rashicën

  • S.A /
  • 28 December 2022 - 15:22
Galatasaray  ofron 5 milionë e 750  për  Milot Rashicën

Zbulohet oferta e klubit turk Galatasarayt për Rashicën. Galatasaray është duke e menduar çdo mundësi apo rrugë që çon drejt blerjes së kartonit të Milot Rashicës, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjiganti turk është i kënaqur me kontributin dhe me paraqitjet e yllit kosovar.Vushtrriasi e nisi zbehtë jetën e re në Stamboll, por me kohë u ambientua dhe më pas i bindi drejtuesit e klubit, shkruan “Kosova Sot Online ".

Galatasaray po planifikon ta shesë futbollistin Mustafa Muhammed, nga i cili mund t’i përfitojë 6 milionë euro.

E më pas, të vihet në ofanzivë për ta blerë përfaqësuesin kosovar, të cilin e huazoi nga Norëich City në fund të verës. Sipas mediave turke, klubi Verdhekuq do të ulet në tavolinë me drejtuesit e klubit anglez për të diskutuar rreth blerjes së kartonit të ish-futbollistit të Werder Bremenit. Gjithnjë sipas mediave turke, Galatasaray do t’i ofrojë 5 milionë e 750 mijë euro për futbollistin ofanziv. Mbetet të shihet nëse Norwichi, i cili sezonin e kaluar ra në Championshipin anglez, do ta pranojë ofertën e klubit turk. Rashica ka thënë se ndihet mjaft i kënaqur në Stamboll dhe se do të donte ta vazhdojë karrierën në Galatasaray. 

(Kosova Sot Online )