Wanda Nara zbulon se si po e shijon jetën “single”, tregon se si duhet të dukej partneri i saj ideal

  • S.A /
  • 28 December 2022 - 15:29
Wanda Nara  zbulon se si po e shijon jetën “single”, tregon se si duhet  të dukej partneri i saj ideal

Wanda Nara ua ka dhënë fansave të saj disa detaje interesante të jetës së saj private, të pa njohura deri më tash, shkruan "Kosova Sot Online".

Bukuroshja argjentinase thotë se është “single” qe një kohë, edhe pse u pa në Maldive me bashkëshortin e saj të deridjeshëm, Mauro Icardi.

Sidoqoftë, ajo insiston se është beqare dhe se nuk ka asgjë të vërtetë se është në lidhje me reperin argjentinas, LGante, me të cilin u pa shumë e afërt muajin e kaluar, krahas bashkëpunimit profesional që e pati me të.

“Nga tetori 2022 jam vetëm dhe po kënaqem me shoqet e mia”, deklaroi menaxherja e Icardit. 
Një pyetje tjetër që iu bë asaj nga ndjekësit në rrjetet sociale ishte ajo që lidhet me personin që do të mundë t’ia merrte asaj zemrën, se çka duhet të posedonte ai. “Duhet të jetë inteligjent, i pasionuar me atë që e bën. Të jetë një person i pjekur, i matur dhe i sigurt, i cili kujdeset për mua, që më respekton dhe që më bën befasi”, vazhdoi bashkëshortja e dikurshme e ish-futbollistit argjentinas, Maxi Lopez. Wanda Nara është treguar e suksesshme në bizneset e saj, ndërsa në Itali është femra më e pëlqyer nga meshkujt. 

(Kosova Sot Online )