Laura Fazliut i refuzohet shtetësia shqiptare

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 17:27
Laura Fazliut i refuzohet shtetësia shqiptare

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka publikuar një moment të fitores së Laura Fazliut në World Judo Masters që u mbajt para disa ditëve.

Ndër tjera, ai tregoi se Fazliu s’mundi të udhëtojë në Azerbejxhan shkaku pasaportës, muaj më parë

Ai tregoi se Laura Fazliu u refuzua për shtetësi shqiptare.

Postimi i plotë i Kukës, pa ndërhyrje;

Laura Fazliu në një ndër fitoret e saj në World Judo Masters! Edhe një informatë, për Lauren, përkundër që nga Ministria Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe sportit mori miratimin ajo nga ekspertë të Presidences Shqiptare u refuzua për Shtetësi Shqiptare! I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo Shqiptar kudo në Botë që nuk qenka interes Kombëtar! Laura smundi të udhëtoj në Azerbejxhan shkaku pasaportës,muaj më parë!Faleminderit Qeverisë Shqiptare por sinqerisht ”ekspertat” në Presidencë janë të mjerë. Flamur Gashi deri sa ishte në Presidencen Shqiptare skemi pas kurrë probleme të tilla!

(Kosova Sot Online)