Ronaldo nuk është i vetmi, Al Nassr po synon ta transferojë edhe një yll tjetër

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 13:52
Ronaldo nuk është i vetmi, Al Nassr po synon ta transferojë edhe një yll tjetër

Jo vetëm Cristiano Ronaldon, klubi nga Arabia Saudite  Al Nassr ëndërron ta ndërtojë një ekip shumë të madh, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas mediumit spanjoll “Marca”, përpos yllit portugez, klubi nga Arabia Saudite është duke e përgatitur një ofertë të majme edhe për ish-shokun e skuadrës së portugezit në kohën e Real Madridit, Sergio Ramos, përcjell “Kosova Sot Online". Veterani i mbrojtjes po e kalon sezonin e fundit të kontratës me PSG-në dhe në qershor do të jetë lojtar i lirë.

Deri tash nuk ka zhvillime konkrete sa i përket një vazhdimi eventual të kontratës. Edhe pse drejtuesit e Al Nassr e dinë se ish-përfaqësuesi spanjoll dëshiron të luajë ende në nivele të larta të futbollit evropian, ata do të provojnë ta bindin atë që t’ju bashkohet përmes një oferte marramendëse. Mbetet të shihet nëse Ramos do të vendosë t’i bashkohet Ronaldos në Lindjen e Mesme.

“CR7” thuhet se do të paguhet deri në 200 milionë dollarë në vit në Al Nassr, të cilit pritet t’i bashkohet në ditët në vazhdim.

Ndërkohë, Ramos, nëse nuk e merr një ofertë nga PSG-ja për vazhdimin e kontratës dhe nëse nuk e duan klubet e mëdha evropiane, mund të vendosë të shkojë në klubin e pasur arab. 

(Kosova Sot Online )