Pse Neymar u largua nga stadiumi pa u kryer loja

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 14:49
Pse Neymar u largua nga stadiumi pa u kryer loja

Në Francë po diskutohet me të madhe kartoni i kuq që e mori Neymar në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Strasburgut.

Ylli brazilian i mori dy kartonë të verdhë në harkun e dy minutave dhe dyshimet janë se ai u ndëshkua qëllimisht pasi dëshironte të jetë i lirë dhe të mos ketë angazhime me klubit gjatë kësaj periudhe të Vitit të Ri për të shkuar në Brazil.

Kujtojmë se PSG-ja ka lojë menjëherë pas Vitit të Ri, respektivisht më 1 janar.

Mediumi francez “Canal Plus” raporton se përfaqësuesi brazilian nuk e ka pritur madje as përfundimin e ndeshjes dhe menjëherë, nga zemërimi, është larguar nga “Parku i Princave”

Nuk është hera e parë që Neymar merr karton të kuq në fundvit.

Edhe pse është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të PSG-së, ish-futbollisti i Santosit dhe Barcelonës ka ditur ta prishë imazhin e tij me veprime të tilla në karrierën e tij.

(Kosova Sot Online)