Legjenda po u thotë lamtumirë miqve dhe të afërmve, gjendja e Pele po përkeqësohet

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 16:26
Legjenda po u thotë lamtumirë miqve dhe të afërmve, gjendja e Pele po përkeqësohet

Sipas informacioneve nga Brazili, gjendja e Peles po bëhet gjithnjë e më e vështirë, megjithëse ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga mjekët, transmeton "Kosova Sot Online".

Kështu, sipas tyre, duket se gjendja shëndetësore e asit brazilian është përkeqësuar dhe se ai ka nisur t’u thotë “lamtumirë” njerëzve të tij.

Legjenda e futbollit brazilian është prekur nga kanceri i zorrës së trashë dhe ka metastazuar në organe të tjera, me trupin e tij që nuk i përgjigjet më trajtimeve.

Në orët e kaluara është përfolur se legjenda braziliane ka nisur t’u thotë lamtumirë miqve dhe të afërmve nga shtrati i spitalit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga klinika “Albert Einstein”. Përditësimi i fundit ishte më 21 dhjetor dhe deklaroi se tumori në zorrën e trashë të Pele po përparon dhe kërkon kujdes të mëtejshëm në lidhje me mosfunksionimet e veshkave dhe zemrës.

(Kosova Sot Online )