Conte ofron 15 milionë euro për Kessien në Tottenham

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 15:33
 Conte ofron 15 milionë euro për  Kessien në Tottenham

Rapotohet se Franck Kessie mund të largohet nga Barcelona pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi aty. Edhe pse drejtuesit e gjigantit katalunas javë më parë kanë bërë me dije se mesfushori luftarak nuk do të largohet nga “Camp Nou” gjatë janarit, gjithçka është e mundshme tash, transmeton "Kosova Sot Online".

Mediumi “Onda Cero” raporton se Tottenhami është i interesuar për transferimin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.

Trajneri Antonio Conte e vlerëson lartë ish-futbollistin e Milanit, të cilin e sheh si mesfushorin ideal të ekipit të tij për pjesën e dytë të sezonit.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Spurs i kanë bërë gati 15 milionë euro për ta blerë kartonin e Kessie, të cilin Barça e mori pa para pasi atij i skadoi kontrata me Milanin verën e kaluar.

Ish-futbollisti i Atalantas nuk arriti të linte gjurmë në “Camp Nou” në pjesën e parë të sezonit dhe e ka shprehur pakënaqësinë e tij për minutazhin e vogël të ofruar nga trajneri Xavi Hernandez. 

(Kosova Sot Online  )