Ancelotti: Messi është më i miri i të gjitha kohërave

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 19:00
Ancelotti: Messi është më i miri i të gjitha kohërave

Në prag të rikthimit të La Liga Santander, Carlo Ancelotti nuk humbi kohë duke u rikthyer në titujt kryesorë teksa trajtoi debatin nëse Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Ai gjithashtu dha përditësime mbi listën e lëndimeve të Real Madridit përpara udhëtimit të tyre për të përballur Real Valladolid të premten në mbrëmje, me vëmendjen e shtypit dhe tifozëve të përqendruar rreth fituesit të Topit të Artë, Karim Benzema.

“Ai u kthye në datën 10 nga pushimet dhe kur u kthye ishte mjaft mirë. Ai ka punuar me ekipin dhe në miqësoret ka luajtur gjysmë ore e 45 minuta. Mendoj se do të tregojë të gjithë cilësinë e tij”, tha Ancelotti për sulmuesin francez.

I pyetur nëse Messi e kishte çimentuar statusin e tij si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Ancelotti u përgjigj: “Është e vështirë të thuhet, nuk e di nëse ai është më i miri ndonjëherë. Nuk është aq e drejtë të thuhet kështu, sepse çdo epokë ka shumë të lojtarë të mirë. Nuk do të më dalë nga goja se ‘ Messi është më i miri ndonjëherë’. Kam shijuar kaq shumë lojtarë të mirë… Dhe kam parë Johan Cruyff duke luajtur, Diego Maradona …”, tha trajneri italian.


(Kosova Sot Online)