Vdes legjenda e futbollit Pele në moshën 82 vjeçare

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 20:10
Vdes legjenda e futbollit Pele në moshën 82 vjeçare

Bota e futbollit në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot.

Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.

Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës radhazi me Brazilin.

Pele ishte trajtuar për kancer të zorrës së trashë, pas operacionit për heqjen e një tumori në shtator 2021 dhe kishte kërkuar trajtim të rregullt mjekësor. 


(Kosova Sot Online)