Kur Pele nënshkroi për ekipin amerikan dhe u bë atleti më i paguar në botë

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 10:25
Kur Pele nënshkroi për ekipin amerikan dhe u bë atleti më i paguar në botë

Mbrëmë, bota e futbollit u mërzit nga lajmi se legjenda braziliane, Pele u nda nga jeta.

Ai vdiq në moshën 82-vjeçare, duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit të futbollit.

Ai e kaloi tërë karrierën e tij tek ekipi Santos, kurse në dy vitet e fundit, u transferua në ShBA, te skuadra New York Cosmos.

Gazeta New York Times e ka rikthyer artikullin që e kishte shkruar atëbotë për transferimin e Peles, i cili ishte bërë atleti më i paguar.

Ai do të fitonte shtatë milionë dollarë në një kontratë tre vjeçare.

Atëbotë 34-vjeçar, në qershor të vitit 1975, ai iu bashku klubit amerikan për 85 ndeshje, bashkë me disa emra të mëdhenj të futbollit në atë kohë. 

(Kosova Sot Online)