Ky futbollist do të jetë zëvendësuesi i Piques

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 16:49
Ky futbollist do të jetë zëvendësuesi i Piques

Marc-Andre Ter Stegen do të jetë kapiteni i katërt te Barcelona, pas largimit nga futbolli të Gerard Piques, i cili vendosi të pensionohet.

Spanjolli ishte një nga kapitenët e Barcelonës, që zakonisht ka nga katër sosh të caktuar.

Sergio Busquets është kapiteni i parë, teksa Sergi Roberto dhe Jordi Alba janë dy të tjerët.

Xavi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Espanyolit, njoftoi se portieri Marc-Andre Ter Stegen do të bëhet kapiteni i katërt në klub.

“Kapiteni i katërt do të jetë Ter Stegen. Tashmë është vendosur. Është vendimi më i mirë për përvojën dhe epërsinë në dhomën e zhveshjes”, tha spanjolli.

Reprezentuesi gjerman iu bashkua klubit në vitin 2014 nga Borussia Monchengladbach, derisa është i padiskutueshëm në formacionin bazë. 

(Kosova Sot Online)