Arsenali zgjatë kontratën me William Saliban

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 22:16
Arsenali zgjatë kontratën me William Saliban

Arsenali është duke punuar që ta “blindojë” ëilliam Saliban me një kontratë të re.

“The Athletic” ka raportuar se klubi londinez ka aktivizuar opsionin për të zgjatur kontratën me francezin edhe për një sezon, deri më 30 qershor 2024

Kontrata aktuale e Salibas me Arsenalin skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Afati i fundit për të aktivizuar 12 muaj shtesë është 31 dhjetori, të cilën Arsenali e vendosi ta bëjë pak para se të vije kjo datë.

Tani thuhet se bisedimet po vazhdojnë për një kontratë të re, që thuhet se është fjala për një kontratë afatgjate.

21-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të Mikel Artetas, teksa ai vlerësohet edhe si një nga lojtarët kyç të Arsenalit këtë sezon. 

(Kosova Sot Online)