Cristiano Ronaldo nënshkruan me Al-Nassr

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 22:44
Cristiano Ronaldo nënshkruan me Al-Nassr

Tashmë edhe zyrtarisht, Cristiano Ronaldo është futbollist i Al-Nassr.

Lajmi është bërë i ditur sonte nga klubi nga Arabia Saudite, përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter"

“Sportisti më i madh në botë nënshkruan zyrtarisht për Al-Nassr”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online)