A po realizohet ëndrra e Ronaldos nga viti 2015: Dua ta mbylli karrierën në një klub të madh dhe të nivelit të lartë?

  • S.A /
  • 31 December 2022 - 10:03
A po realizohet ëndrra e Ronaldos nga  viti 2015: Dua ta mbylli karrierën në një klub të madh dhe të nivelit të lartë?

Cristiano Ronaldo përfundimisht  u zyrtarizua te Al-Nassr të premtën mbrëma.Ylli portugez i dha fund aventurës së tij në Evropë, duke lëvizur drejt Arabisë Saudite, shkruan "Kosova Sot ONline ".

Pas kësaj lëvizje, komentet e vjetra të Ronaldos janë rishfaqur. Në një intervistë me Jonathan Ross të ITV në vitin 2015, Ronaldo ishte pyetur se “ku e sheh veten duke e përfunduar karrierën”.

Portugezi kishte theksuar se “nuk e shihte veten duke luajtur në liga si MLS apo liga e Katarit”.

Lojtarët më të mirë në të gjithë Evropën, si Andrea Pirlo, Frank Lampard, David Villa, dhe shumë të tjerë kanë luajtur në SHBA dhe ligat aziatike në atë kohë.

“Në mendjen time, dua të përfundoj në nivelin më të lartë. Dua të përfundoj me dinjitet në një klub të madh. Kjo nuk do të thotë që të shkosh në SHBA, Katar apo Dubai, nuk është mirë. Por, nuk e shoh veten”, ishte shprehur 37-vjeçari. Ronaldo me Al-Nassr nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

“Vizioni i Al-Nassr është shumë frymëzues dhe mbresëlënës. Pres me padurim një përvojë të ndryshme lige në një vend tjetër. Jam i emocionuar që t’i bashkohem bashkëlojtarëve të mi sa më shpejt të jetë e mundur. Jam me fat që kam fituar gjithçka që kam vendosur për të fituar në futbollin evropian dhe ndjej tani se ky është momenti i duhur për të ndarë përvojën time në Azi”, u shpreh pesë herë fituesi i “Topit të Artë” pas nënshkrimit me Al-Nassr.

(Kosova Sot Online )