E largoi Rashfordin nga formacioni para fillimit të ndeshjes, Ten Hag tregon arsyen

  • S.A /
  • 31 December 2022 - 14:46
E largoi Rashfordin nga formacioni para fillimit të ndeshjes, Ten Hag tregon arsyen

Erik ten Hag ka konfirmuar se e ka lënë jashtë formacionit Marcus Rashfordin për udhëtimin te wolvesi për një çështje “të brendshme disiplinore”.

Rashford ishte në formë në fitoren 3-0 ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e javës se kaluar, duke shënuar një gol dhe duke asistuar te një gol tjetër, transmeton "Kosova Sot Online".

Prandaj ishte një surprizë kur emri i tij u pa në listën e bankës së rezervistëve për ndeshjen e sotme.

Duke folur për “BT Sport” para ndeshjes, Ten Hag konfirmoi se vendimi u mor si shkak i një çështje “disiplinore të brendshme”, duke shtuar se kjo ishte për shkak të “rregullave tona”.

Vendin e sulmuesit anglez në 11-shen e titullarëve te “Djajtë e Kuq” e zuri Alejandro Garnacho.

(Kosova Sot Online )