FIFA merr vendimin për të respektuar Pele

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 18:03
FIFA merr vendimin për të respektuar Pele

FIFA u ka bërë thirrje të gjitha federatave anëtare që të mbajnë 1 minutë heshtje para çdo ndeshjeje në të gjitha fushat e futbollit, këtë fundjavë dhe në vijim, për të nderuar legjendën e futbollit, Pele, i ndarë nga jeta të enjten për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Edson Arantes do Nascimiento ishte një ikonë futbolli si askush tjetër.

Ai solli në botë magjinë e futbollit të Amerikës së Jugut dhe i dha kuptim shprehjes “Lojë e bukur”.

Në futboll, Pele do të mbahet mend dhe do të mungojë”.

(Kosova Sot Online)